ART&KULTURË

Del në ankand dera e filmit “Titanic”, ku Rose shpëtoi dhe DiCaprio u mbyt

Del në ankand dera e filmit “Titanic”, ku Rose shpëtoi dhe

Dera e filmit legjendar ‘Titanik’, i cili fitoi 11 çmime "Oscar", do të dalë në ankand në Shtetet e Bashkuara.

Sipas Daily Mail, kjo është pikërisht dera në të cilën “Rose” (Kate Winslet) u shpëtua pasi anija u mbyt. Edhe “Jack” (Leonardo DiCaprio) e mbante atë copë druri.

Dimensionet e derës janë 2.44 metra e gjatë dhe 1.04 metra e gjerë. Çmimi minimal është 40,000 dollarë. Ankandi do të mbahet nga data 20 deri më 24 mars. Por thelbi i këtij lajmi është se ankandi, më në fund, zgjidhi misterin nëse kishte vend të mjaftueshëm për Jackin dhe Rose në kornizën e derës së drurit në fund të filmit.

Pra, sipas të dhënave të ankandit për madhësinë e kësaj dere, duket se ajo ishte mjaft e madhe për të vendosur në të si Leonardo DiCaprio, edhe Kate Winslet.

Dërrasa e shpëtimit u frymëzua nga një pjesë e vërtetë e rrënojave të shpëtuara nga mbytja e anijes së vitit 1912. Mbështetja nuk ishte një derë, siç besohet zakonisht, por ishte bërë që të dukej si pjesë e një kornize të përpunuar dere prej druri nga salloni i klasit të parë të vërtetë të Titanikut.