ART&KULTURË

Drejtoreshë artistike e FiK, Elhaida Dani ia nis punës... nga selia e Rai-t

Drejtoreshë artistike e FiK, Elhaida Dani ia nis punës... nga selia e

Para pak javësh u njoftua se Elhaida Dani do të ishte drejtoresha artistike e Festivalit të Këngës. Një moment shumë i bukur për karrierën e Elhaidës, e cila e njeh aq mirë përgjegjësinë e këtij festivali si pjesëmarrëse dhe përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision.

Më në fund, ka ardhur edhe reagimi i parë prej saj. Me një foto nga selia e Rai-t, Elhaida ka shprehur ndjesitë që i ka dhënë marrja e kësaj detyre. Më tej, ajo na bën kuriozë duke thënë se do të ketë krah saj një ekip profesionistësh dhe emrat do të zbulohen në vijim, çka nënkupton se nuk do të mungojnë as personazhet e njohur.

E sa për foton e shkrepur në ambientet e Rai-t, Elhaida e ka nisur që tani punën duke marrë mësimet prej më të mirëve.

Me gëzim dhe krenari, më në fund njoftoj se kam marrë rolin e ri si Drejtoresha Artistike e ‘Festivalit të Këngës në RTSH’.

Ky festival ka një rëndësi të madhe për mua si dhe për gjithë shqiptarët, sepse unë jam rritur në atë skenë dhe e di sa e veçantë është për ne të gjithë.

Të jesh pjesë e këtij eventi madhështor është një privilegj dhe një përgjegjësi e madhe që e marr me shumë seriozitet.

Patjetër nuk do të jem vetëm, por do të kem ekipim tim të profesionistëve më të mirë në Shqipëri, të cilët do i bëjmë të ditur në ditët në vazhdim.

Do të jemi shumë rigorozë në të gjitha fazat e punës për të siguruar që ky festival të jetë më i miri ndonjëherë.

Jam e lumtur që po filloj këtë udhëtim duke marrë mësime nga më të mirët në spektaklin e muzikës, si Sanremo, direkt në selinë e Rai.

Këto mësime të vlefshme do t’i sjell me vete në vendin tonë për të bërë më të mirën për festivalin tonë të dashur.

Na vaftë mbarë!