ART&KULTURË

Ismail Kadare nominohet për të tretin vit për çmimin “The Booker”

Ismail Kadare nominohet për të tretin vit për çmimin

Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet për të tretën herë për çmimin ndërkombëtar “The Booker 2024”. Në vitin 2005, shkrimtari i njohur u bë fituesi i parë i këtij çmimi.

Kadare është përzgjidhur mes 149 veprave me motivacionin “Librat që flasin për guximin, mirësinë, rëndësinë jetike të komunitetit si dhe për efektet e qëndrimit kundër tiranisë”.

Me veprën e tij të fundit “Kur sunduesit grinden”, e përkthyer nga Xhon Hoxhson, Kadare është vlerësuar nga juria për meditimin magjepës mbi Rusinë sovjetike, autoritarizmin dhe një kohë që nxori shkrimtarë të mëdhenj.

Rrëfimi ngrihet mbi telefonatën e Stalinit me shkrimtarin Boris Pastrenak, ndërsa diskutohet arrestimi i poetit tjetër sovjet, Osip Madestam. Nga tri minuta telefonatë nis gjithë trilli misterioz i kësaj vepre.

Por Kadare është nominuar edhe në 2007-ëm sërish për “The Booker” me veprën “Kamarja e Turpit”. Ceremonia e shpalljes së fituesit do të mbahet më 21 maj të këtij viti.