ART&KULTURË

Pinte valium me doza të larta, Celine Dion: S’e dija që ishte fatale

Pinte valium me doza të larta, Celine Dion: S’e dija që ishte

Celine Dion ka konsumuar doza të larta valiumi për të lehtësuar spazmat muskulare që të mund të performonte, por nuk e dinte që rreziku ishte fatal.

56-vjeçarja ka rrëfyer se merrte diazepam ose siç e njohim, valium, për të relaksuar të gjithë trupin, por nuk dinte asgjë për pasojat. Varësia nga ilaçi i parapriu diagnozës së saj me ‘sindromën e njeriut të ngurtë’.

Në intervistën e saj të parë pas diagnostikimit, Dion tha se trupi iu mësua me mjekimin dhe i ndiente simptomat çdo 20 minuta, kështu që nisi të rriste dozën.

Nuk e dija, sinqerisht, se mund të ishte fatale”, tha ajo për NBC Today. “Para një performance për shembull, merrja 20 mg Valium dhe thjesht kur shkoja nga dhoma e zhveshjes në prapaskenë, efekti ishte zhdukur. Mësohesh me të, nuk funksionon”.

Këngëtarja shtoi se merrte rreth 90 mg në ditë, dozë që mund të të vrasë, por me ndihmën e mjekëve arriti që të luftonte varësinë ndaj mjekimeve, sidomos atyre “të këqija”. Kjo ndodhi gjatë pandemisë së Covid-it. “Ndalova gjithçka, sepse ndaloi së funksionuari”.

Pavarësisht diagnozës së saj, që kufizon lëvizjen e muskujve, Dion është e vendosur që t’i rikthehet këndimit, sepse “i mungon”.