ART&KULTURË

Ylli i njohur i YouTube-t vjen në Tiranë, kërkesa e pazakontë për Kryeministrin Rama

Ylli i njohur i YouTube-t vjen në Tiranë, kërkesa e

Influenceri i njohur i “YouTube”, Ishowspeed ka mbërritur në Tiranë dhe ka marrë menjëherë vëmendjen e shumë të rinjve, të cilët vraponin pas tij për të bërë foto dhe video.

Gjatë transmetimit të tij live, ai gjithashtu ishte i ftuar në Kryeministri, ku u takua me Edi Ramën.

Ylli i njohur i YouTube-t vjen në Tiranë, kërkesa e

Gjatë një bisede me Kryeministrin e Shqipërisë, Speed mori dhuratë librin e Ramës me autografin e tij dhe më pas pa disa pjesë të Kryeministrisë. Duke shkëmbyer batuta me kreun e qeverisë, Speed i kërkoi që të pikturonte në zyrën e tij yllin e futbollit, Cristiano Ronaldo.

Momenti i takimit të Ishowspeed me Edi Ramën: 1:25:55-1:37:51