BOTA&RAJONI

Blerësit në Mbretërinë e Bashkuar paralajmërohen të mos i konsumojnë këto akullore

Blerësit në Mbretërinë e Bashkuar paralajmërohen

Blerësit në Britaninë e Madhe po paralajmërohen të mos hanë akullore Magnum pasi ato mund të përmbajnë plastikë dhe metal. Prodhuesi Unilever po tërheq kutitë e akulloreve Magnum Almond pasi ato mund të jenë 'të pasigurta'.

Pakot që përmbajnë tre akullore 100 ml, me kode serie L3338, L3339, L3340, L3341 dhe L3342 janë të prekura. Ato kanë një datë skadence para fundit të dhjetorit 2025, të printuar në anë të kutisë.

Blerësit në Mbretërinë e Bashkuar paralajmërohen

Klientëve u është kërkuar të mos i konsumojnë akulloret, tha Agjencia e Standardeve të Ushqimit (FSA). Thuhet se vetëm një 'numër i kufizuar produktesh' në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë janë prekur.