BOTA&RAJONI

Fitimet e gjigantit të teknologjisë Samsung rriten me më shumë se 900%

Fitimet e gjigantit të teknologjisë Samsung rriten me më

Samsung Electronics thotë se pret që fitimet e kompanisë për tre muajt e parë të vitit 2024 të jenë rritur me më shumë se 10 herë në krahasim me një vit më parë.

Kjo vjen pasi çmimet e çipave janë rikuperuar nga një rënie pas pandemisë dhe kërkesa për produkte të lidhura me inteligjencën artificiale (AI) po rritet.

Samsung me bazë në Korenë e Jugut është prodhuesi më i madh në botë i çipave të memories, smartfonëve dhe televizorëve.

Kompania ka planifikuar të publikojë një raport të detajuar financiar më 30 prill.

Gjiganti i teknologjisë vlerësoi se fitimi i tij operativ u rrit në 4.9 miliardë dollarë në tremujorin janar-mars, 931% më i lartë se e njëjta periudhë e vitit 2023.

Çmimet globale të çipave të memories vlerësohet të jenë rritur me rreth një të pestën në vitin e fundit. Kërkesa për ta pritet të mbetet e fortë edhe këtë vit, e ndihmuar nga bumi i teknologjive të AI.

Samsung gjithashtu pritet të marrë një rritje nga shitjet e telefonave inteligjentë të rinj Galaxy S24, të cilët u hodhën në treg në janar.