BOTA&RAJONI

Gomari shtëpiak i arratisur 5 vjet më parë, gjendet duke shijuar jetën me një tufë drerësh të egër

Gomari shtëpiak i arratisur 5 vjet më parë, gjendet duke shijuar

Një gomar shtëpiak që u arratis nga pronarët e tij pesë vjet më parë në Kaliforni është gjetur "duke jetuar jetën e tij në maksimum" me një tufë drerësh të egër.

Terrie dhe Dave Drewry, nga Auburn, janë të bindur se kafsha, e filmuar nga një alpinist këtë qershor, është kafsha e tyre "Diesel".

Çifti thonë se janë të lehtësuar që kafsha është e sigurt - dhe kanë vendosur ta lënë atë të endet i lirë me një familje të re si një "dre i egër".

Javët e kërkimeve vullnetare dolën të pafrytshme dhe një imazh i kamerës disa muaj më vonë ishte hera e fundit që ai u pa.

"Më në fund hoqëm dorë," tha për CBS. "Asnjë shenjë prej tij."

Pastaj alpinisti Max Fennell e vuri re tufën në fillim të këtij muaji, duke e përshkruar gomarin si "të lumtur dhe të shëndetshëm" dhe postoi videon e tij në mediat sociale.

"Ishte e mahnitshme. Ishte sikur, oh Zot. Më në fund, ne e pamë atë. Më në fund, ne e dimë se ai është mirë. Ai po jeton jetën e tij më të mirë. Ai është i lumtur. Ai është i shëndetshëm dhe ishte thjesht një lehtësim," tha Drewry.

Tufa e drerëve ishte disa kilometra larg nga vendi ku Diesel u zhduk për herë të parë dhe në një zonë ku nuk ka gomarë të egër.

"Dy krijesa krejtësisht të ndryshme, por ata mësojnë të shkojnë mirë dhe të jenë familja e njëri-tjetrit," tha Drewry.

Familja Drewry kanë adoptuar gomerë të rinj që nga zhdukja e Diesel dhe nuk planifikojnë të përpiqen të kapin kafshën e tyre të humbur.

Ajo tha se Diesel është rreth tetë vjeç dhe gomerët mund të jetojnë deri në 40 vjet.