BOTA&RAJONI

Kryeministrja e Danimarkës goditet me grushte në qendër të Kopenhagenit

Kryeministrja e Danimarkës goditet me grushte në qendër të

Kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen u godit me grushte nga një burrë në qendër të Kopenhagenit, sipas mediave lokale.

Zyra e kryeministrit tha se Mette Frederiksen mbeti e “tronditur” nga incidenti.

Pas incidentit burri është arrestuar.

Gazeta daneze e lajmeve BT raporton se dy dëshmitarë okularë e panë kryeministren që u shty fort në shpatull, duke bërë që ajo pothuajse të binte në anën e saj.

Ata shtuan se nuk është thënë asgjë mes kryeministres dhe sulmuesit të saj.

Zyra e kryeministrit nuk ka dhënë detaje dhe është e paqartë nëse ajo ka mbetur e plagosur nga sulmi.

Në deklaratën e tyre thuhej:

“Kryeministrja Mette Frederiksen u godit të premten në mbrëmje në Kultorvet në Kopenhagen nga një burrë që u arrestua më pas.”