BOTA&RAJONI

Presidentja Vjosa Osmani feston ditëlindjen, bashkëshorti i dedikon urimin special

Presidentja Vjosa Osmani feston ditëlindjen, bashkëshorti i dedikon  
Sot, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, feston ditëlindjen e saj të 42-të.

Presidentja ka marrë urime nga anëtarë të familjes, miq, kolegë dhe qytetarë të ndryshëm, ndërsa më i veçantë ishte urimi i bashkëshortit të saj.

Prindon Sadriu, ka ndarë një moment familjar në rrjetin social Facebook, duke fryrë qirinjtë në krah të dy vajzave të saj, ndërsa ka shkruar disa fjalë për të.

Gëzuar ditëlindjen shtylla jonë e familjes! Ti që e mbush jetën tonë çdo ditë me gëzim dhe dashuri të pafund. Gëzuar për gruan e jashtëzakonshme që je sot dhe gjithmonë. Të duam shumë.