Nju-Jorku do të bëhet shteti i shtatë amerikan që ndalon platformat sociale të profilizojnë përdoruesit nën 18 vjeç, shkruan corriere.it.
Teksti i miratuar vjen pas një teksti tjetër legjislativ i cili ndalon shitjen e të dhënave personale të përdoruesve nën 18 vjeç.
Guvernatorja Kathy Hochul do të nënshkruajë të dy ligjet në ditët e ardhshme, duke i bërë ato ekzekutive.
Pa pëlqimin e qartë nga prindërit por për të qenë i sinqertë, edhe kur presin për një sistem funksional të verifikimit të moshës, platformat si TikTok dhe Instagram nuk do të jenë më në gjendje të përdorin algoritme për t’i nënshtruar përdoruesit e mitur ndaj përmbajtjes që përkufizohet si “varës” pra që krijojnë varësi”.
Për ta thënë me fjalët e përdorura së fundmi nga Jack Dorsey, themeluesi i Twitter, ‘“ato përmbajtje synojnë të kufizojnë vullnetin tonë të lirë’’.
“Fëmijët tanë po përjetojnë një krizë të shëndetit mendor dhe mediat sociale po ndezin zjarrin dhe po përfitojnë nga kjo epidemi”, janë fjalët e ashpra të Prokurores së Përgjithshme Letitia James