BOTA&RAJONI

Tifozja "e famshme" kroate kopjon shqiptarët para ndeshjes Kroaci - Itali, ja si tallet me italianët

Tifozja "e famshme" kroate kopjon shqiptarët para ndeshjes Kroaci

Modelja e njohur kroate, Ivana Knoll, nuk mund të mos bëhet protagoniste edhe në ndeshjen e fundit të Kroacisë në fazën e grupeve. Sonte, vendoset kush do të kalojë fazën e parë të Grupit B dhe Kroacia e ka ndeshjen me Italinë. Por Ivana ka ngacmuar fansat italianë me një video në rrjetet sociale, në të cilën thyen makaronat.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ivana Knöll (@knolldoll)

Knoll ka kopjuar veprimin e tifozëve shqiptarë, në një video duke thyer makarona.

Tifozja "e famshme" kroate kopjon shqiptarët para ndeshjes Kroaci

Modelja seksi është shfaqur duke gatuar makarona dhe duke i thyer në gjysmë, ashtu si tifozët kuqezi në stadiumin “Signal Iduna Park”.

Tifozja "e famshme" kroate kopjon shqiptarët para ndeshjes Kroaci

“Mjaft italianë! Makaronat po thyhen sonte”,- ka shkruar modelja krahas videos.


 
 
 
View this post on Instagram

A post shared by Ivana Knöll (@knolldoll)

Pak para ndeshjes Itali - Shqipëri, në stadiumin “Signal Iduna Park”, me mbi 50 mijë tifozë kuqezinj dhe 10 mijë tifozë “axurrë”, një shqiptar është shfaqur me makarona në duar duke i thyer para një tifozi italian.