BOTA&RAJONI

Zbulohet misteri i mbytjes së nëndetëses “Titan”

Zbulohet misteri i mbytjes së nëndetëses “Titan”

Ekspertët kanë zbuluar shkaqet e mbytjes së nëndetëses “Titan” që i mori jetën 5 personave. Sipas tyre disa probleme të vogla në strukturë dhe dëmet e shkaktuara nga udhëtimet e shumta kanë kompromentuar rezistencën e mjetit nënujor çka ka sjellë shpërthimin nga presioni. Defekte të vogla gjeometrike dhe dëmet e akumuluara mbi to si pasojë e udhëtimeve të shumta, kanë qenë shkaqet e shpërthimit nga presioni i nëndetëses “Titan”.

Ngjarja ndodhi vitin e kaluar, në qershor, në ujërat e Terranovës në Kanada gjatë një ekskursioni të organizuar nga shoqëria amerikane “Ocean Gate”, ku nëndetësja me 5 persona në bord pati një fund tragjik në 3800 m thellësi.

Nga analizat e kryera me imtësi përgjatë këtij viti nga grupe ekspertësh, rezulton se integriteti i nëndetëses është kompromentuar nga materiali i përdorur, një fibër karboni, që është mjaft vulnerabël edhe ndaj defekteve më të vogla.