ENTERTAINMENT

“E dimë që e ke shumë xhan Meritonin”, Fatjoni përballet në studio me Arbër Hajdarin

“E dimë që e ke shumë xhan Meritonin”, Fatjoni

Ka “Big Brother” brenda, por ka edhe jashtë… Këtë teori e mbrojnë të gjithë ata që janë jashtë e që kanë gjithmonë një lidhje me "Big Brother VIP". Fatjon Kuqari, ish-konkurrent i BBV, i cili disa javë më parë e la në mes lojën pas një zënke që pati me Meritonin, e shikon këtë të fundit një bullizues që është sjellë i tillë që nga dita e parë, por edhe një djalë që është marrë më së shumti me vajzat brenda në shtëpi. Këtë javë, Meritoni pati një përplasje me Erjolën, madje ata nuk ia kursyen njëri-tjetrit akuzat e ashpra dhe fyerjet. Fillimisht, Meritoni i preku arushin që i kishte lënë Ledjona e më pas Erjola reagoi duke i prishur shtratin.

Gjatë komenteve për sjellet e të dyve, Fatjoni vijoi me bindjen e tij se Meritoni i tillë ka qenë që nga dita e parë, por pati edhe një koment për opinionistin Arbër Hajdarit, të cilit i tha se është i njëanshëm në komentet e tij: “E dimë që e ke shumë xhan Meritonin, por ai këtë gjë ka bërë që nga dita e parë…” .

Por Arbri nuk e pranoi kurrsesi këtë akuzë: “Çfarë dimë ne? Kur e kam shprehur këtë gjë?” – pyeti ai Fatjonin duke shtuar se u bënë 5 spektakle, gjatë të cilave ai vetëm e ka akuzuar dhe kritikuar Meritonin, kështu që i duket i pavend ky koment: “Unë jam racional…”, – tha Arbri duke iu drejtuar sërish Fatjonit, i cili, sipas tij, tashmë po ndihet keq se doli nga shtëpia e "Big Brother VIP".