ENTERTAINMENT

Meritoni shpërthen në lot nga një vizitë e papritur në shtëpinë e BBV

Meritoni shpërthen në lot nga një vizitë e papritur në

Në Ditën Ndërkombëtare të Autizmit, banorët e shtëpisë së "Big Brother VIP" janë surprizuar nga disa fëmijë me spektër të autizmit. 

Pas shtypjes së butonit “Push Me”, nga Romeo, banorët kanë dalë në oborr dhe kanë shijuar një performancë me këngë e recitime nga mysafirët e ardhur enkas.

Të gjithë banorët u emocionuan dhe u përlotën ndërsa ndiqnin performancat, por Meritoni e pati të vështirë ta kontrollonte veten në një çast të tillë. Ai u ngashërye në lot ndërsa pa të ftuarit. 

Pak ditë më parë, Meritoni deklaroi për herë të parë publikisht se djali i tij ishte një prej fëmijëve me autizëm dhe kjo ishte kauza për të cilin ai ka hyrë në Big Brother. 

Sot, ai qëndroi larg banorëve të tjerë, por pranë i qëndroi Ilnisa.

Në fund, banorët dhe miqtë kanë shkëmbyer mesazhe të bukura dhe përqafime me njëri-tjetrin.