Mentorja e Renis Gjokës, Xhesika Polo ka renditur cilësitë pozitive të finalistit të saj.
E ulur në tavolinë me gjithë pjesën tjetër të mentorëve, ajo tregoi arsyet pse Renisi duhet të jetë finalisti i “Ferma VIP”.
Ka qenë goxha konsistent në punë, ka treguar disiplinë. Tek sfida që kishte me Xhensilën u tregua shumë i saktë, edhe pse u kufizua pak nga mënyra se si u bë sfida. Është një djalë që ka një sens humori natyral që e bën shumë bukur. Ka respektuar gjithmonë femrat, asnjëherë nuk ka qenë ofendues. Ka pasur 2-3 momente të vogla shpërthimi, aq sa numërohet me duar. Ka ditur të jetë zotëri.
Mentorja e Renisit tha dhe disavantazhin e tij në lojë, ku u shpreh se duhet të ishte përfshirë më shumë në debate, biseda.
Disa herë na e ka prerë shkurt, ku thoshte nuk dua të flas për veten, se kjo vjen dhe nga 30 vite eksperiencë televizive dhe ka folur boll për veten. Por, nëse flasim për këtë show, mendoj se ky ka qenë disavantazhi i vetëm i Renisit, duhet të kishte folur pak më shumë.
Edhe Ditea Berisha ka pasur një mendim pozitiv për këngëtarin. Fermerja u shpreh se gjithmonë i ka pëlqyer argumentimi i Renisit në situata të caktuara.
Unë me Renisin vërtet nuk kam pasur një marrëdhënie shumë të ngushtë këtu brenda, por në distancë e kam parë Renisit dhe gjithçka që ka thënë e kam analizuar dhe më ka pëlqyer mënyra se si e ka argumentuar mendimin e tij në situata të caktuara. Edhe kur kanë qenë situata të tjera mendoja që po të kishte dhënë një mendim Renisi do kishte qenë një vlerë e shtuar.
Këto analiza të vajzave tingëllojnë si ogur i mirë për këngëtarin që duket se mund të jetë favorit për të fituar.