ENTERTAINMENT

Si i ka raportet me ish-bashkëshortin? Elsa Lila: Jeton 9 orë larg vajzës

Si i ka raportet me ish-bashkëshortin? Elsa Lila: Jeton 9 orë larg

Prindërimi në ditët tona është gjithmonë e më i vështirë e sidomos kur bëhet fjalë për nënat e vetme. Të gjitha nevojat që u duhen plotësuar fëmijëve, ato duhet t’i bëjnë vetë, sado e madhe të jetë ndihma e ish-bashkëshortëve. Edhe Elsa Lila, prej vitesh e divorcuar, duhet të përballet vetë me të gjitha sfidat e prindërimit. Ish-bashkëshorti, sado të ndihmojë dhe të kontribuojë në mirërritjen e Evitës, vajzës së saj, sërish e ka të pamundur të jetë aty sa herë është nevoja. Kjo, edhe për faktin se ai jeton shumë larg.

Në një bisedë të fundit me Dijonisin dhe Robertin, në “Ferma VIP”, Elsa ndau me publikun disa prej sfidave të rritjes së vajzës. Ajo tha se i duhet të mendojë vetë për çdo gjë: faturat, pagesat, shkollën, kurset, veshjet e gjithçka të papritur që lind për Evitën. Rritja e fëmijës, shtoi Elsa, është e vështirë, sepse fëmijët duan kushte, ndaj edhe nuk është aq e thjeshtë. Ndonjëherë, shtoi këngëtarja, duhet të lërë edhe veten pasdore.

E pyetur për kontributin që jep ish-bashkëshorti në të gjitha këto detyrime për të bijën, Elsa tha se babai i vajzës është i përkushtuar, por jeton 9 orë larg tyre.

Babai është i mirë, impenjohet, por është 9 orë larg me avion”,- tha ajo duke lënë të kuptohet se sado i madh të jetë impenjimi i tij, është e pamundur t’i gjendet së bijës me të gjitha nevojat e saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)