ENTERTAINMENT

"Ti ke mend sa për të gjithë këtu", Çiljeta përplaset me Glorian

"Ti ke mend sa për të gjithë këtu", Çiljeta

Gloria Meshi dhe Çiljeta Xhilaga janë përplasur mbrëmjen e kaluar me njëra-tjetrën. Shkak i debatit të tyre është bërë argumentimi i cilësive pozitive dhe penalizimi në rrugëtimin e finalistëve sipas mentorëve për konkurrentët e tyre.

Gloria: Kemi folur për gjërat që i ke të mira, por edhe për ato jo të mira që të gjithë i kanë. Për secilin finalist kemi folur pikat e forta dhe pikat e dobëta.

Çiljeta: A ke folur ti, se ti ke mend sa për të gjithë ne këtu brenda.

Gloria: Jo, mend ke ti sa për të gjithë ne, se ti na ke ruajtur.

Çiljeta: Jo, jo, për mend e zgjuarsi na e kalon ti.

Gloria: Ma kanë thenë jashtë edhe opinionistët që kam mend sa për 50, por unë s'e kam thenë kurrë. Unë nuk ha inat me askënd, nuk ha me moshatarët e mi, jo më me më të mëdhenjtë.

Çiljeta: Ke hëngër dhe ke hëngër inat.

Gloria: Unë jo, fakti që e mendon tregon se kush ha inat.

Çiljeta: Unë nuk ha inat me kalamanjtë e mi.

Gloria: Do jepet në klip gjithsesi. Unë erdha ta thashë vetë, para se ta thoshte Xhensila.

Çiljeta: Po të jesh mosmirënjohëse edhe ti këtu brenda pastaj…

Gloria: Nuk jam mosmirënjohëse, jam njeriu më mirëminjohës këtu. S’ka njeri në tokë që mund të ma vë mua si fjalë. Me vite ua di njerëzve.