BOTA&RAJONI

Fshihet llogaria në Twitter e Alec Baldwin

Llogaria kryesore e Alec Baldwin në Twitter është fshirë disa ditë pas intervistës së tij të parë që nga vrasja fatale e Halyna Hutchins gjatë xhirimeve të një filmi Western të shekullit të IX.


Baldwin, 63 vjeç, kishte dy llogari të verifikuara në Twitter, në njërën prej të cilave ai ishte veçanërisht aktiv. Është po kjo llogari, e cila është mbyllur dhe fshirë nga platforma e rrjetit social.

Në muajin nëntor, llogaria ndryshoi duke u kthyer në private, që do të thotë se të vetmit përdorues të lejuar të ndiqnin llogarinë ishin dhe në gjendje të shihnin çdo Tweet ose postim të ri ishin ndjekësit e mëparshëm, por ajo llogari tashmë është zhdukur plotësisht.