AKTUALITET

Si të krijoni një “lifestyle” të ri me vetëm tre hapa

Si fillim, duhet ta dini që është shumë më e lehtë sesa mendoni...

Atëherë kur rutina ju duket më e lodhshme se asnjëherë më parë, kur ditët tuaja bëhen monotone, kur ju mungon dëshira për të bërë gjëra të reja ose u shmangeni disa përgjegjësive... Pikërisht ky është momenti që ta merrni situatën nën kontroll dhe të krijoni një mënyrë tjetër jetese. Si? Jua tregojmë më poshtë.

Ding dong! Koha për një lifestyle të ri!

E dinit se prindërit janë ata që vendosin që në fëmijërinë tuaj se si do të jetë mënyra e jetesës që ju do të bëni? Ushqimi, koha e leximit, mirëmbajtja e dhomës, kujdesi ndaj vetes, orari i gjumit, koha që kaloni më të afërmit, si të përgatiteni për në shkollë e shumë zakone të tjera ju mësohen nga prindërit.

Por kur rriteni, nuk vazhdojnë të jenë prindërit ata që ndikojnë më në mënyrën tuaj të jetesës. Vjen momenti që ta kontrolloni vetë kohën dhe gjithë rutinën tuaj. Ju e dini shumë mirë se nëse nuk keni “lifestyle-in” që kërkoni, nuk duhet të rrini duke shpresuar se do të ndryshojë, por të veproni.

Janë tre hapa të thjeshtë që mund t’i ndërmerrni që sot:

Ndërpriteni rutinën!

Filloni me ndryshime të vogla, por që ndikojnë shumë në mënyrën se si ndiheni. Po sikur të provoni një rrugë të re për të shkuar në punë? Ose më mirë sot të dilni më herët se zakonisht dhe të bëni një shëtitje… po edhe një një kafe në dorë s’do ishte keq apo jo? Nuk ka nevojë që ta bëni këtë përditë, por mundeni të paktën njëherë në javë. Pse të mos dëgjoni një muzikë tjetër sonte në mbrëmje ose një film që nuk keni menduar se do ta shihnit ndonjëherë? Ndonëse në dukje janë ndryshime shumë të vogla, kanë një ndikim të ndjeshëm në jetesën tuaj.

Koha për të eksploruar pasione të reja!

Kur keni qenë fëmijë, keni menduar se kur të rriteshit, do kishit disa profesione dhe sot mund të keni një që s’ka të bëjë fare me ato që keni thënë të vegjël. Mbase donit të bëheshit balerinë, mbase ju pëlqente të shkruanit ose të këndonit. Ju mund të zgjidhni të bëni diçka të pazakontë dhe ta merrni ketë hap me njerëz që as nuk i njihni, ide shumë e mirë do të ishte një udhëtim. Kështu do të krijoni dy pika shumë të forta në rutinën tuaj, njerëz të rinj pranë jush dhe një pasion që e kishit harruar për të eksploruar.

Reflektoni!

Mbase do të jetë nevoja të zhvilloni një trajnim që ju ndihmon të njihni më mirë veten tuaj. E keni vënë re që shpesh ankoheni për shumë gjëra, të cilat për nga rëndësia mund të renditen të fundit? Nëse e bëni këtë vazhdimisht, do të harroni vlerën dhe kuptimin e shumë mundësive dhe personave që keni pranë vetes. Ju duhet kohë që të përkushtoheni dhe të ndryshoni perspektivat tuaja. Por kështu do të mund të krijoni një “lifestyle” të ri dhe aspak monoton.

Man and dog sitting on wooden deck at Bled lake, Slovenia watching sunrise

Burimi: Psychology Today