Në këtë Kampionat Europian është e vështirë të thuash se çfarë tërheq më shumë vëmendjen e publikut - gjithçka është e paparashikueshme, ashtu si vetë futbolli. Një nga futbollistët e Kombëtares Shqiptare, në ndeshjen e Shqipërisë me Kroacinë, tërhoqi vëmendjen e mediave botërore me atletet “Super Mario”.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Jasir Asani, tërhoqi vëmendjen e tifozëve të futbollit dhe videolojërave duke veshur këpucë të personalizuara, të frymëzuara nga Super Mario, gjatë ndeshjes së fundit kundër Kroacisë.
Këpucët e mrekullueshme, të quajtura "Puma Ultra Ultimate x Mario Bros" u bënë virale në rrjetet sociale, duke gjeneruar admirim dhe entuziazëm te ndjekësit nga të dyja botët.
View this post on Instagram
Fotot e këmbëve të Jasir Asanit qarkulluan në të gjitha mendiat ndërkombëtare, madje atletet e personalizuara të tij u bënë aq virale sa kërkimi për to u bë thuajse i pamundur. Produkti nuk gjendet më në shitje dhe kjo është e kuptueshme, sepse atletet e markës "Puma Ultra Ultimate x Mario Bros", me një dizajn të veçantë nga "SwithADot" në bashkëpunim me "MDBoots", janë, pa dyshim, "limited edition".
Edhe pse "Puma" njoftoi një bashkëpunim në vitin 2020 për të lançuar modelet e atleteve me personazhet e lojës, kjo seri nuk përfshinte veshje futbolli. Për këtë arsye, dizajni i veçantë është realizuar nga studio "Sëithadot", e vendosur në Maqedoninë e Veriut, shteti ku ka lindur futbollisti shqiptar Asani.
#EURO2024 | Jasir Asani, delantero de Albania, está usando unos zapatos personalizados en el juego ante Croacia, están inspirados en Mario Bros ????????????????️
— Emisoras Unidas Deportes (@EUDeportes) June 19, 2024
Croacia ???????? 0-1 Albania ????????
Visite nuestro sitio web ???? https://t.co/GkB9E30Pn7 pic.twitter.com/StwSgvSRf2
Fotot e Asanit nga vrapi në fushë me këto atlete unike janë shpërndarë gjithandej në rrjet, duke u kthyer në një fenomen online.
Atletet unike me imazhe dhe elemente karakteristike të Super Marios, jo vetëm që pasqyrojnë personalitetin e Asanit, por tregojnë edhe një shkrirje mes kulturës sportive dhe videolojërave.