Shkencëtarët kanë krijuar një robot që mund të buzëqeshë si njerëzit.
Roboti Emo është projektuar për të imituar shprehjet e fytyrës dhe mund të dallojë detaje në shprehitë e fytyrës, një informacion që e përdor për të parashikuar se çfarë do të bëjë fytyra juaj.
Inteligjenca artificiale është përmirësuar jashtëzakonisht në imitimin e bisedave njerëzore, por robotët kanë mbetur prapa në shfaqjen vizuale të emocioneve njerëzore.
Studiuesit në Universitetin e Kolumbias kanë punuar për të përmirësuar reflekset e robotëve deri në milisekonda dhe tani Emo mund të buzëqeshë si dhe të parashikojë dhe pasqyrojë shprehjet e fytyrës njerëzore, brenda 840 milisekondave.
Ata krijuan një kokë roboti shumë reale që kishte 26 sensorë të veçantë për të shkaktuar lëvizje që kthehen në mimika fytyre. Sytë e Emo përmbajnë gjithashtu kamera me rezolucion të lartë që ndjekin sytë e partnerit të bisedës. Kërkuesit madje ndërtuan një lëkurë silikoni për ta bërë Emo të dukej më ‘njerëzor’.
Më pas ata u morën me trajnimin e robotit.
Emo u vendos para një kamere dhe bëri një sërë lëvizjesh të rastësishme. Pas disa orësh, roboti mësoi lidhjen midis shprehjeve të fytyrës dhe komandave motorike.
Për momentin, Emo mund të ndërveprojë vetëm duke analizuar shprehjet e fytyrës, megjithatë ekipi shpreson të kombinojë aftësitë fizike me një sistem të madh modeli gjuhësor siç është ChatGPT.