BOTA&RAJONI

Mbretëresha Elisabeth nuk donte që William të martohej me Kate

Marrëdhënia midis mbretëreshës Elisabeth dhe gruas së nippit të saj, Kate Middleton mund të duket shumë e mirë tani, por dhjetë vite më parë, mbretëresha nuk donte as të diskutonte faktin që ajo mund të bëhej anëtare e familjes mbretërore.

Në ribashkimin e çiftit në vitin 2008 pas një ndarje rreth njëvjeçare, mbretëresha Elisabeth ka shfaqur disa shqetësime nëse nipi i saj duhet të martohej me Kate dhe arsyeja nuk ishte origjina e saj siç është përfolur shumë herë.

Princi William dhe Kate Middleton u martuan në vitin 2010. Megjithatë, ata kanë qenë në një lidhje që nga viti 2002.

Sipas librit të Katie Nichols, “The Background of a Royal Romance”, mbretëresha Elisabeth nuk donte që Princi William t’i propozonte Kate Middleton para se kjo e fundit të merrte një punë, një profesion.

“Mbretëresha ishte shumë e shqetësuar dhe besonte se Kate duhet të kishte një punë përpara se të shpallej fejesa”.

Në atë kohë, mbretëresha dhe Kate ishin takuar disa herë në ngjarje formale, por Elisabeth dinte pak për vajzën me të cilën ishte nipi i saj.

Mbretëresha, pavarësisht moshës së saj, është një nga personat më punëtorë në familjen mbretërore dhe fakti që një anëtar i ardhshëm i familjes nuk po punonte u konsiderua i papranueshëm nga ajo. Nëse Kate do të bëhej gruaja e William, atëherë ajo kishte nevojë për një punë të mirë.

“Kthimi nga një resort turistik me pesë yje në tjetrin nuk është një kualifikim për një grua të re që mund të bëhet mbretëreshë”.

Pikërisht atëherë besohet se Elisabeth i kishte propozuar Kate të bënte punë bamirësie, gjë që e bëri atë të fillonte të punonte me Starlight, një organizatë bamirëse për fëmijët e sëmurë rëndë.

Aji gjithashtu filloi një punë në markën Jigsaë dhe më pas punoi në biznesin e familjes Middleton Party Pieces.

Që kur u martua me princin William, Kate ka punuar për familjen mbretërore, ka marrë pjesë në evente për mbretëreshën Elisabeth, ka marrë pjesë në gala bamirësie dhe fondacione si edhe ka punuar me princin William, princin Harry dhe tani Meghan Markle.