POP ART MEDIA

30 vite në tregun shqiptar, Romina Lula zbulon sekretin e suksesit të ItalOptik

30 vite në tregun shqiptar, Romina Lula zbulon sekretin e suksesit të

Nëse jeni të apasionuar pas syzeve është e pamundur të mos keni dëgjuar për ItalOptik, optikën e parë në Shqipëri. E themeluar në vitin 1994 nga pioneri i revolucionit industrial të syzeve optike, z. Andrea Lula, ItalOptik ka vendosur për 30 vite me radhë standarde të reja në tregun shqiptar. Vizioni dhe shpirti sipërmarrës i tij dhe vajzës së tij, Romina Lula, e kanë shndërruar ItalOptik nga një dyqan të vogël familjar që nisi rrugëtimin 30 vite më parë, në një pikë referimi në fushën e optikës në vendin tonë.

Në një intervistë për Pop Art Media, Romina ndan me ne disa nga sekretet që e kanë bërë ItalOptik të jetë ndryshe nga çdo optikë tjetër në vend. Romina gjithashtu ka ndarë disa këshilla se si të kujdesemi për shëndetin e syve dhe për syzet, qoftë ato optike apo dielli.

30 vite në tregun shqiptar, Romina Lula zbulon sekretin e suksesit të

ItalOptik është një optikë që operon në tregun shqiptar prej 30 vitesh. Cili është çelësi i suksesit tuaj?

Ne kemi 30 vjet në tregun shqiptar dhe mund të them me plot gojën që çelësi i suksesit është mbajtja e cilësisë së njëjtë gjatë gjithë 30 viteve, duke bashkëpunuar me persona të cilët janë më të mirët në treg. Flas për furnitorët tanë në tregun italian. Dhe sjellja e risive, sidomos në fushën e xhamave optikë, duke integruar të gjitha risitë në treg.

Çfarë e dallon ItalOptik nga optikat e tjera?

ItalOptik, në ndryshim nga optikat e tjera realizon gjithçka. Në qoftë se në një optikë tjetër mund të thuhet që syze, si një syze me një numër shumë të lartë titan nuk mund të realizohet, syzt e notit nuk mund të realizohen, syzet e çiklizmit nuk mund të realizohen, në Ital Optik ne mund të realizojmë gjithçka. Dhe kjo falë punës me bashkëpunëtorët tanë në Itali, të cilët kanë 80 vjet që operojnë në fushën e optikës. Pra, ashtu siç është ItalOptik për Shqipërinë, ashtu janë edhe bashkëpunëtorët tanë në fushën e optikës në Itali. Ndër më të vjetrit në treg dhe persona të cilët e njohin dhe e zotërojnë shumë mirë tregun.

 

Cilat kritere merrni parasysh kur zgjidhni markat e reja të syzeve që do të merrni në optikën tuaj?

Një ndër kriteret kryesore për të zgjedhur markat e reja në optikën tonë është nëse kjo markë ka integruar një risi në treg dhe i gjithë koleksioni të jetë i plotë dhe të jetë i këndshëm. Minimumi ne zgjedhim 20 modele nga një firmë dhe atëherë ai mund të integrohet si një koleksion. Nëse nuk ka minimumi 20 modele, atëherë ne nuk e integrojmë koleksionin e asaj firme në dyqanin tonë. Mundohemi gjithmonë që të sjellim risi në treg.

Si duhet të kujdesemi për syzet që të sigurojmë një jetëgjatësi të madhe të tyre?

Një nga faktorët kryesor në jetëgjatësinë e syzeve është mirëmbajtja e tyre. Në radhë të parë, as syzet optike dhe as syzet e diellit nuk mund të vendosen në majë të kokës në formë rrethi. Gjithashtu dua të theksoj se të gjitha syzet nuk duhen pastruar me alkool. Për shembull, në disa dyqane disponojnë peceta të gatshme që janë të lagura me alkool, që janë mirë të mos përdoren sepse gërvishtin syzet. Po ashtu, syzet duhen larë me ujë dhe më pas duhen pastruar me pecetën mikrofibër që ne gjithmonë ua japim klientëve tanë.

Mendoni se njerëzit janë mjaftueshëm të ndërgjegjësuar për kujdesin e duhur të syve dhe rëndësinë e kontrolleve të rregullta?

Mund të themi se njerëzit nuk janë ndërgjegjësuar aq shumë. Ne rekomandojmë që vizita e parë okulistike për të gjithë fëmijët të bëhet në moshën 3-vjeçare. Gjithashtu të bëhet një kontroll periodik, të paktën një herë në vit. Kjo vlen edhe për adultët, edhe për fëmijët. Më pas, nëse pacienti ka komplikacione që determinohen nga mjeku, e vendos mjeku se kur do të jetë koha e duhur për të bërë rikontrollin. Në përgjithësi, më e mira e mundshme është që një herë në vit të bëhet kontrolli okulistik.

Mund të na thoni një këshillë që duhet ta kemi gjithmonë parasysh për sa i përket shëndetit të syve?

Një nga këshillat shumë të rëndësishme aktuale të shëndetit të syve është që nuk duhet të rrimë me orë të zgjatura në mjetet elektronike, duke përfshirë kompjuterat, iPad, telefon. Nëse e kanë punën të tillë, të paktën një herë në orë duhet të bëjnë një shkëputje fizike, qoftë nga kompjuteri apo telefoni, për 10 minuta. E mira është që pajisjet elektronike të përdoren sa më pak të jetë e mundur.

30 vite në tregun shqiptar, Romina Lula zbulon sekretin e suksesit të

Fotot: Juxhin Kurti

Credits: Linda Prendi, Global Woman