POP ART MEDIA

Dalja e fundit e Hailey Bieber ngre sërish dyshimet për ndarjen nga Justin

Dalja e fundit e Hailey Bieber ngre sërish dyshimet për ndarjen nga

Hailey Bieber u mundua t’u jepte fund thashethemeve për ndarjen e saj nga Justin Bieber. Por, në paraqitjen e fundit, supermodelja u pa e vetme në një event privat duke ngritur sërish pyetje nëse gjithçka është në rregull në marrëdhënien e tyre.

Kjo vjen disa ditë pas postimit të 27-vjeçares në rrjetet sociale, ku tha se të gjitha historitë për ndarjen e saj nga Justin janë të pabaza.

Dalja e fundit e Hailey Bieber ngre sërish dyshimet për ndarjen nga

Së fundmi, ajo u shfaq në tapetin e kuq të Vanity Fair x Saint Laurent x NBC Universal Oppenheimer Film Toast të premten në Los Angeles.

Ajo zgjodhi një veshje të zezë që binte në sy, ndërsa iu bashkuan të famshëm të tjerë, duke përfshirë Zoe Kravitz dhe Salma Hayek.

Fakti që ajo ishte e vetme, kur zakonisht Justin e shoqëron në çdo dalje të rëndësishme publike, i hodhi më shumë benzinë zjarrit.

Dalja e fundit e Hailey Bieber ngre sërish dyshimet për ndarjen nga

Thashethemet për ndarje u përfocuan edhe më shumë kur babai i Hailey-t, Stephen Baldwin, ndau një postim duke kërkuar lutje për çiftin, duke bërë që shumë njerëz të spekulojnë për tensione mes dyshes.