Sa herë që provon një tendencë të re, stilistja dhe kuratorja e njohur e imazhit Miranda Dupi, ka një "provë të sigurt" - Arilena Arën. Këngëtarja e njohur e skenës, jo vetëm muzë frymëzimi, siç e quan gjithmonë Miranda, por është edhe "sfida" e parë e një trendi që ka nisur të jetë shumë i suksesshëm. Kështu ka ndodhur këtë vit edhe me ngjyrat metalike në tendencat vjeshtë-dimër 2023 - 2024.
Vetëm pak javë më parë, Miranda e prezantoi trendin në televizion përmes Arilena Arës në një prej audicioneve të "X Factor" dhe kaq u desh që e gjithë vëmendja e vajzave që ndjekin tendencat të fokusohet tashmë te metaliket gjatë këtyre ditëve të fundit të vitit.
View this post on Instagram
Kuptohet, xhaketa e argjendtë e Arilenës u kthye shpejt në "Must" për vajzat e reja, madje shumë prej tyre kanë zgjedhur edhe ta kenë një element të shtuar në darkat festive
Argjendi i propozuar i Miranda Dupit, mbrëmjen e djeshme ka prekur edhe skenën magjike të Festivalit të Këngës. Në bashkëpunim me stilistin Joni Peci, Miranda ka përgatitur një veshje mbresëlënëse për moderatoren Krisa Çaushi, e cila ka rënë në sy të të gjithëve me shkëlqimin e saj.
Po pse kjo zgjedhje kaq e veçantë? E pyetur nga "Popart", Miranda trgon se "ngjyrat metalike po dominojnë më së shumti këtë sezon festiv, ndaj edhe për Krisën, u mendua që kjo të ishte një zgjidhje mjaft e mirë. Skena e Festivalit pranon gjithmonë veshje madhështore, por veçanërisht ajo e Krisës ra në sy të të gjithëve edhe me mënyrën e stilimit. Kombinimi me të bardhën e pastër e bënte argjendin në trupin e Krisës edhe më mbresëlënës. Ishte një fustan shumë i veçantë".
View this post on Instagram
Miranda shton se surprizat e netëve të tjera nuk do t'i zbulojë ende (sonte Krisa do të duket si një 'Miranda Dupi', me fustan të zi e jakë të bardhë), por ajo këshillon që zgjedhja metalike është ndër të parat që duhet të bëni për festa këtë fundvit. Natyrisht, mbetet edhe ndër të parat zgjedhje për natën e ndërrimit të viteve. Nuk është e vetmja, por për të tjerat Miranda premton se do t'ju flasë shumë shpejt.