Dalja e Gracianos herën e parë nga shtëpia e Big Brother VIP ishte një gëzim i madh për partneren e tij, Argjira, për shkak se, siç thoshte ajo, e kishte të vështirë të rrinte vetëm në shtëpi, pa të. Por historia me shtëpinë e famshme nuk mbaroi me aq. Graciano hyri për herë të dytë dhe kjo ishte një goditje tjetër për Argjirën, aq sa ajo nuk preferoi të tregojë më asgjë për raportin e saj personal. Edhe balerini nuk preferoi të fliste më për Argjirën sa herë pati mundësi brenda shtëpisë, por e konsideronte atë një gjë të paprekshme dhe shumë të ndjeshme për të.
E marta ishte dita tjetër fatlume për Argjirën dhe, ndoshta, edhe për Gracianon. Me sa duket, çifti i ka lënë mënjanë të gjitha hatërmbetejet dhe ja ku janë përsëri bashkë.
Nga këto foto të siguruara ekskluzivisht nga popart.al, Graciano dhe Argjira duken tërësisht të qetë duke bërë shopping në një prej qendrave tregtare në Tiranë, pa shqetësimin më të vogël të syve kureshtarë të publikut.
View this post on Instagram
Gjithçka që ndodhi me shtëpinë e BBV apo edhe me mosaprovimin e moderatores ka mbetur pas dhe tani ata janë përsëri bashkë e, me shumë mundësi, gati për një hap të ri në raportin e tyre.