Eneda Tarifa ishte mbrëmjen e sotme në gjysmëfinalen e “X Factor” në një duet me Nikin, me këngën “Living on a prayer”.
Pak para se të ngjitej në skenë, në një prononcim të shkurtër ekskluziv për Popart, ajo tha se të katërt gjysmëfinalistët i ka ndjekur me shumë vëmendje dhe i mbështet e i vlerëson të gjithë.
Megjithatë, Nikin ajo e veçon nga të tjerët. Jo vetëm sepse zgjodhi sonte të këndojë me të, por edhe sepse, sipas saj, ai i përmbush kriteret për ta fituar këtë edicion:
“Së pari, Niki është përmirësuar javë pas jave, së dyti ka krijuar profilin e tij artistik në rok, kemi nevojë për zëra të tillë, dhe, së treti, duhet të bëhet më i mirë se i ati që është muzikant.”
View this post on Instagram