POP ART MEDIA

Shtyhet me një vit pjesëmarrja e përfaqësueses së Shqipërisë në Miss World 2024

Shtyhet me një vit pjesëmarrja e përfaqësueses së

Elona Ndrecaj, bukuroshja e përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në Miss World 2024 do të jetë pjesë e saj vitin e ardhshëm. Viza e saj për në Indi nuk është aprovuar për shkak se Miss-i disponon pasaportën e Kosovës. India nuk e njeh ende shtetin e Kosovës dhe rrjedhimisht, as pasaportën përkatëse.

Njoftim!

Ju bëjmë me dije që për arsye të mos marrjes së vizës me shtetin e Indisë, përfaqësuesja jonë e cila për momentin disponon pasaportën e shtetit të Kosovës, e bën të pamundur pjesëmarrjen në Miss World 2024. Në këto kushte Elona Ndrecajt do t’i jepet sërish mundësia të përfaqësojë Shqipërinë për vitin e ardhshëm.

Faleminderit!

 

Shtyhet me një vit pjesëmarrja e përfaqësueses së

Miss World do të mbahet në Indi nga data 18 shkurt deri më 9 mars.

Kujtojmë që Ndrecaj përfaqëson një iniciativë të rëndësishme drejt fuqizimit të grave të margjinalizuara, të quajtur “Caring is Loving”. Ky projekt inovativ synon t'u ofrojë grave dhe vajzave viktima të dhunës në aftësitë dhe besimin e nevojshëm për të krijuar një të ardhme më të mirë për veten dhe familjet e tyre.

E udhëhequr nga Elona, nisma sillet rreth një sërë punëtorish, aktivitete vullnetare dhe një ekspozite arti që synojnë jo vetëm të rrisin ndërgjegjësimin, por edhe të gjenerojnë fonde për kauzën.