BOTA&RAJONI

Rikthehet ish-presidenti i SHBA, Trump më në fund mund të flasë

Pas trazirave të 6 janarit ku mbështetës të Donald trump sulmuan Capitol hill, ish-presidentit të SHBA, iu pezulluan llogaritë në Facebook dhe Twitter me argumentimin se ai nxiti dhunë.

Por Trump nuk ka ndërmend të ndalet. Ashtu siç kishte paralajmëruar atij i duhej një platformë për të folur me audienca masive, ndaj në vend që të bindë platformat sociale ekzistuese, zgjodhi të hapë rrjetin e tij. Platforma do të quhet TRUTH Social dhe nis funksionimin nga muaji nëntor.

Fillimisht qasja do të jetë e kufizuar për një numër të caktuar njerëzit dhe pastaj vitin e ardhshëm fillon shpërndarja në masë. Trump nuk e fsheh qëllimin e tij. TRURTH Social është krijuar që të rivalizojë “kompanitë e mëdha teknologjike” rë cilat i bënë bllokadë atij.

“Ne jetojmë në një botë ku dhe talebanët kanë prani të madhe në Twitter, e megjithatë presidenti juaj i preferuar amerikan është detyruar të heshtë. Kjo është papranueshme”- tha Trump sipas të cilit, TRUTH Social u krijua me misionin t’u japë zë të gjithëve.