BOTA&RAJONI

Rrëshqitja e dheut në Itali, dyshohet për viktima në ishullin Ischia

Rrëshqitja e dheut në Itali, dyshohet për viktima në

Një numër i konsiderueshëm personash dyshohet se kanë humbur jetën, pas rrëshqitjeve të dheut si pasojë e shirave të dendur në ishullin Ischia, afër Napolit.

Një përrua në formë balte mori para çdo gjë që gjeti rrugës, duke përfshirë pemë, ndërtesa e makina, derisa arriti në bregun e detit.

Një grua 25-vjeçare dhe një familje, përfshirë një foshnjë të porsalindur raportohet se janë në mesin e të zhdukurve.

Moti i keq thuhet se po pengon përpjekjet për të arritur në ishull.

Shira të dendur kanë goditur Kampaninë, rajonin përreth Napolit dhe Ischia-s, dhe një paralajmërim moti për reshje shiu dhe erëra të forta është në fuqi deri të dielën.

Autoritetet lokale po u bëjnë thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpi për të shmangur pengimin e shërbimeve të urgjencës.

Ministri italian i infrastrukturës Matteo Salvini tha se tetë persona kishin vdekur nga rrëshqitja e dheut, duke shtuar: “Nga veriu në jug, ky vend duhet të mbrohet sepse është vendi më i bukur në botë”.

Por ministri i brendshëm tha më vonë se asnjë vdekje nuk ishte konfirmuar ende.