SHOWBIZZ

“Babai im nuk më njeh më”, poetja e njohur flet për vështirësinë me të cilën e përballi jeta

“Babai im nuk më njeh më”, poetja e njohur flet për

E pranishme sot në studion e "Rudina" në Tv Klan, poetja Sonila Strakosha rrëfeu e prekur dhe mes shumë emocionesh raportin që ka me të atin. Për Sonilën ai ka qenë mentori dhe mbështetja më e madhe, por sot babai i saj vuan nga alzheimeri, një sëmundje e pashërueshme dhe që shkakton humbje të kujtesës.

Ndërsa fliste për situatën e vështirë, ajo tha se është e rëndë për një fëmijë që të shkojë në shtëpi dhe prindi të mos e njohë.

"E kujtoj babin tim si mësuesin, mentorin dhe udhëheqësin tim, sot ai është babai im, por në një tjetër formë jam unë që e udhëheq sepse ai vuan nga alzheimeri dhe është shumë e rëndë për një fëmijë që të shkojë në shtëpi dhe prindi të mos e njohë. Babi im nuk më njeh më. Megjithatë, duhet folur, sepse ka shumë njerëz sot që përballen me këtë situatë dhe mbase e ndiejnë dhe e shohin veten në vendin tim. Jeta na përballi me këtë gjë, shumë e vështirë është dhe për mamin që është një grua shumë e fortë.

Ka momente që babi është i kthjellët, është një 5 minutësh. Kujtesën e shkurtër nuk e ka, por ka kujtesën afatgjatë. I vendos ato këngët italiane dhe ai preket, nuk është më i çorientuar, por fillojnë dhe i dalin lot, kujton kohën e tij dhe fillon kthjellohet. “Ah, si mblidhesha unë me shokët, kërcenim në shtëpi,” ose “Ah, Sonila, po ti ku punon?” dhe më thërret emrin. Për mua momenti kur babi më thërret emrin është pasuri, mundohem t’i marr këto gjëra jetës në moment dhe këto janë momente të bukura në kuptimin e jetës dhe në lidhjen time me babin", -tha poetja.