SHOWBIZZ

Dasmë ende jo, por DJ PM dhe Sarah Berisha janë gati për t’u bërë prindër!

Dasmë ende jo, por DJ PM dhe Sarah Berisha janë gati për

Dasma e shumëpërfolur mes Sarës dhe DJ PM s’është ende në plane, por një fëmijë po. I ftuar në “District”, ai është shprehur se kanë planifikuar të kenë fëmijë, por janë gjithnjë angazhimet në mes. PM zbuloi edhe se çfarë dëshiron që të jetë fëmija i parë.

-Kur do të jetë dasma mes teje dhe Sarës?

DJ PM: Nuk e di, s’dua as të të gënjej, as të shpik diçka. Nuk është se e kemi menduar për momentin, por kemi pasur një plan ndoshta për të tentuar të bëhemi prindër, por prapë s’dua të gënjej, disa angazhim nga ana e Sarës, disa angazhime të miat hyjnë midis por s’është se nuk e kemi menduar.

-Çfarë do të donte PM, një vajzë apo një djalë?

DJ PM: Me rëndësi veç të jetë shëndoshë fëmija. Unë personalisht, në shijen time do të kisha pasur qejf një djalë në fillim, por edhe një vajzë nuk më pengon, përkundrazi më lumturon.