Zarfi i zi, i cili prej dy ditësh është në shtëpinë e BBV, u hap sonte dhe u lexua nga Ledioni.
"Ilnisa dhe Meriton, pavarësisht paralajmërimeve të njëpasnjëshme nga Vëllai i Madh, ju keni vazhduar të silleni po njëlloj duke përndjekur banorë brenda shtëpisë. Vëllai i Madh, pasi ka analizuar me kujdes ngjarjen dhe çdo veprim tuajin të 72 orëve të fundit, ka vendosur që ju të dy të skualifikoheni nga gara”.
Në fakt, pasi u lexua zarfi, Ilnisa dhe Meritoni u futën në dhomën e zezë, ndërsa në një dhomë tjetër të bardhë ishte Egla. Çfarë do të ndodhë mes tyre?