SHOWBIZZ

Ilnisa dhe Meritoni takohen me Eglën në Dhomën e Bardhë, çfarë do të ndodhë me ta?

Ilnisa dhe Meritoni takohen me Eglën në Dhomën e Bardhë,

Ilnisa dhe Meritoni u përjashtuan nga gara, por kanë edhe një mundësi të dytë për të vijuar garën.

Ata u lajmëruan se nëse duan të vazhdojnë garën, duhen të presin te Dhoma e Bardhë e Big Brother dhe do të jetë publiku që do të marrë vendimin për ta, nëse do kthehen apo jo në shtëpi.

Sapo u futën në Dhomën e Bardhë, ata u takuan me Eglën, e cila pret aty që prej 48-orësh. Ajo përfitoi nga rasti të kërkonte ndjesë për veprimin që bëri dhe përsëriti që askush nuk duhet të bjerë pre e provokimeve. 

Gjej rastin të përsëris që është një gjest që nuk është për t'u bërë. Askush nuk duhet ta bëjë, askush nuk duhet të bjerë pre e provokimeve, duhet me kalit veten më fort. Konfuzion, kam dëgjuar vetëm Julin dhe Romeon sot që i thoshte e ke pasur idhull. Më vjen keq që nuk doja ta shihja ashtu. Dëgjova në një moment që Heidi po linte shtëpi. Tani po dëgjoja që kishte takim në portën e kuqe. Dua të di çfarë do bëhet me mua”,- tha Egla.

Big Brother ka hapur një televotim për të vendosur cilin nga banorët e përjashtuar doni të riktheni dhe do të zgjidhen dy më të votuarit.

Vëllai Madh jep publikut në dorë fatin tuaj. Të tre jeni të skualifikuar nga loja, por publiku do të vendosë të kthejë dy prej jush deri të shtunën brenda shtëpisë për të vazhduar rrugëtimin, njëri do vijë me mua të shtunën. Televotimi që do të hap është kë doni të ktheni në shtëpi mes Ilnisës Meritonit dhe Eglës”,- tha moderatori Ledjon Liço.

“Faleminderit për mëshirën që i ngelet në dorë publikut kush do të vazhdojë. Unë do doja të vazhdoja. Doja t’i thoja mamit që jam mirë”,- tha Egla.

“Të tre ju keni qenë personazhe shumë të rëndësishëm të këtij edicioni dhe me keqardhje do më duhet të pres njërin prej jush në studio. Këtë rast shfrytëzojeni për t’i dhënë një shansin njeri tjetrit” - tha Ledjoni.

Ledjoni njoftoi po ashtu se nëse banorët e tjerë do të komunikojnë me dhomën e bardhë, do të kalojë në nominim.