SHOWBIZZ

“Kur do të bëhesh mami?” Nevina Shtylla ka një përgjigje për gjithë kureshtarët

“Kur do të bëhesh mami?” Nevina Shtylla ka një

Nevina Shtylla është një nga vajzat më të bukura të ekranit, por ka zgjedhur që përtej tij të mos ndajë shumë, për të mos thënë aspak, aspekte të jetës private. E vetmja gjë që ajo ka konfirmuar deri më tani është një lidhje e lumtur dhe e konsoliduar që shijon prej kohësh.

Por ndjekësit duket se janë shumë kureshtarë dhe shfrytëzojnë rastin më të parë për të mësuar më shumë. Së fundmi në rubrikën “Më pyet” në Instagram-in e saj, dikush e pyet moderatoren “kur do të bëhesh mami?”

Besoj se gjithçka ka kohën e vet dhe kur të jetë momenti i duhur, do të ndodhë. E rëndësishme është që gjithçka të vijë natyrshëm dhe në mënyrën më të mirë.

Pyetja është përsëritur nga një tjetër dhe Nevina e ka marrë me sportivitet. “Ore ç’ju ka mbetur merak kjo punë?”, shkruan ajo duke e shoqëruar me një ikonë të qeshur.