Edit Mihali Ka kënduar në veprat më të suksesshme në skenën operistike dhe është një ndër artistet që gëzon vlerësimin e publikut. Megjithatë, jeta përtej skenës nuk është treguar gjithnjë bujare me të. Në programin “E ardhmja është vajzë” në MCN, ajo ka ndarë përjetime të forta e të vështira që kanë shenjuar jetën e saj.
Për një vit, ajo dhe vëllai e motra e vogël mbetën pa prindërit. Editi duhej jo vetëm të kujdesej për ta, por edhe të studionte e të përballonte e vetme çdo sfidë.
Ka qenë një periudhë që unë nuk do të hyj në detaje që ka qenë tepër e vështirë, por tepër. Kanë qenë dy periudha, dy momente shumë të rëndësishme të jetës. Një moment kam qenë studente në vit të tretë dhe pastaj tjetra ka qenë në Teatrin e Operas dhe u krijuan të dyja, studente. E para ishte që isha studente, tepër e vështirë dhe unë ndodhem për një periudhë 1- vjeçare pa nënë dhe pa baba, 3 fëmijë. Moshë që unë duhet të jem te të 20-at, vëllai dy vjet më i vogël dhe motra dy vjet pas vëllait. Mund të mendoni një vajzë 20-vjeçare: s’ka të ardhura, është në shkollë, do të studiojë, është vëllai, është motra... Më qamet, më vështirë, nuk bëhet por kur je në këtë moshë thua si ka mundësi, si e kam bërë? Si ia kam dalë?
Edit Mihali shton se shteti i dha një bursë 3 mijë lekë me të cilën duhet të siguronte gjithçka. Ajo kujton me dhimbje sesi duart i bëheshin gjak duke larë rrobat. Ardhja e të atit nuk ndryshoi asgjë.
Në atë moment paraqitet, vjen një moment im atë aty në shtëpi, nuk bëri asgjë dot, ashtu siç erdhi edhe iku, kishte krijuar një familje tjetër por më llahtar nuk ka.