Hailey Bieber ka bërë një reagim në rrjetet sociale pas diskutimit të gjerë që ka pasur këto kohë lidhja e Justin Bieber me Sean Diddy Combs, pasi ky i fundit u arrestua.
Fansat e yllit kanadez të popit kanë qenë të shqetësuar për 30-vjeçarin që kur u publikuan lajmet për arrestimin e Combs më 16 shtator me akuzën e trafikimit të qenieve njerëzore. Të famshëm të shumtë morën pjesë në festat e Diddy-t, ku njerëzit të droguar thuhet se detyroheshin të bënin seks për ditë të tëra.
E kombinuar me intervistat shqetësuese nga e kaluara, gjatë të cilave Diddy tha se Bieber se nuk mund të flasë për atë që kanë bërë dhe paralajmëroi se adoleshenti e di mirë, njerëzit po spekulojnë nëse ai është i përfshirë.
Justin Bieber nuk ka komentuar ende mbi thashethemet, por Hailey postoi një imazh të bashkëshortit të saj në mediat sociale, ku ai shihet duke u nxjerrë gishtin e mesit paparacëve.
"Gjendja," e ka mbishkruar Hailey postimin në Instagram, ndoshta duke lënë të kuptohet se spekulimet kanë shkuar shumë larg.