SHOWBIZZ

Mungon në intervista prej kohësh, Luana Vjollca u rrëfehet ndjekësve

Mungon në intervista prej kohësh, Luana Vjollca u rrëfehet

Një intervistë me ndjekësit në rrjetet sociale ka qenë mënyra e zgjedhur prej Luana Vjollcës për të ndarë disa të reja rreth saj. Një nga pyetjet e shumta që i bëhet është se kur do të rikthehet me një program, një përgjigje për të cilën do të na duhet të presim për disa ditë që ta mësojmë, ka thënë moderatorja.

Mungon në intervista prej kohësh, Luana Vjollca u rrëfehet

Por nuk ka munguar as kureshtja për mungesën në intervista. Prej kohësh Luanën nuk e shohim që të dalë në media të ndryshme për të folur më në detaje rreth jetës së saj dhe paska një arsye pas kësaj zgjedhjeje.

S’para më pëlqen të flas për veten në fakt. Më pëlqen të flasin veprat për mua. Intervistat kam nis t’i shmang në një fazë kur ndjeja që qasja ishte tendencioze dhe nuk më bënte të ndihesha mirë në atë përiudhë nisi dhe një formë izolimi që më tutje u kthye në stilin tim të jetesës. Por unë kam zgjedhur ta them gjithçka që dua ta them nëpërmjet dritareve të mia të komunikimit dhe falë Zotit juve keni qenë përherë aty për të më dëgjuar. Kaq ka mjaftuar përherë. Por s’i dihet mund të nis dhe nga intervistat së shpejti.

Mungon në intervista prej kohësh, Luana Vjollca u rrëfehet