SHOWBIZZ

Naomi Campbell ka një këshillë për vajzat që s'duan fëmijë për shkak të pamundësive ekonomike

Naomi Campbell ka një këshillë për vajzat që

Naomi Campbell ka rrëfyer për herë të parë se i ka mirëpritur të dy fëmijët e saj nëpërmjet një nëne surrogate.

Në një intervistë të publikuar në 'The Times', modelja 54-vjeçare konfirmoi se pati një surrogate për dy fëmijët e saj.

Vajza e Campbell lindi në maj të 2021-shit dhe djali i saj lindi në qershor 2023.

Megjithatë, që nga lindja e fëmijëve, modelja nuk ka treguar as emrat e as fytyrat e tyre.

Naomi Campbell ka një këshillë për vajzat që

Ndërsa fliste për 'frikën e saj; për të ardhmen e fëmijëve, ajo tha:

“Fëmijët e mi janë gjithçka për mua. Më ka bërë të frikësohem për të ardhmen. Shpresoj për një botë më të mirë për fëmijët e mi. Ata janë 110 për qind prioriteti im. Duhet të jem aty për ta në ditën e tyre të parë në shkollë,” shtoi ajo.

Për më tepër, gjatë intervistës, ajo këshilloi vajzat e reja që nuk duan fëmijë duke thënë se nuk kanë mundësi financiare.

“Unë e kuptoj se ekonomikisht është e vështirë. Por mamaja ime nuk kishte asgjë dhe ia doli. Ia vlen. Është kaq e mahnitshme."

Naomi Campbell ka një këshillë për vajzat që