SHOWBIZZ

Nga përjetimi i lindjes te emri i bebit, Olta Gixhari përgjigjet për gjithçka!

Nga përjetimi i lindjes te emri i bebit, Olta Gixhari përgjigjet

Pak ditë më parë, Olta Gixhari dhe partneri i saj Dori u bënë prindër për herë të dytë. Olta ndau në rrjetet sociale një foto shumë të ëmbël me dy djemtë e saj.

Aktorja ka shfrytëzuar hapësirën e komunikimit në rrjetet sociale për të treguar më shumë rreth kësaj periudhe.

Olta tha se edhe emri i bebit do të bëhet i ditur shumë shpejt, madje do të marrë edhe ‘ngacmime’ për të. Ndër të tjera ajo tregoi si po e përjeton Amari dhe sqaroi diçka rreth pamjes së saj.

Çunat e mi e kanë zgjedhur vetë datën e lindjes sepse unë bëj lindje natyrale. I dyti sinjalin e parë ma dha sapo hyri data 13, në orën 2 të natës më dha sinjalin e parë. Më pëlqeu shumë si datë sepse këtu është festa e Shën Antonios që është një shenjtor dhe në Shqipëri gjithashtu është mbarimi i pelegrinazhit të kishës së Shën Ndojit, datë shenjtorësh le të themi. Dhimbjet e lindjes më nisën diku tek ora 10 paradite dhe në orën 01:05 lindi. Emrin do ta tregoj shumë shpejt, por unë jam pak supersticioze, kështu kam unë një gjë në kokë. Sapo të kalojë pak, sigurisht që do ta tregoj dhe ju kur ta dëgjoni do të thoni “për këtë pritëm kaq gjatë ne?”

-Sa ditë qëndrove në spital pas lindjes?

Të nesërmen në 5-6 pasdite dola, sa ra pak vapa.

Nga përjetimi i lindjes te emri i bebit, Olta Gixhari përgjigjet

-Thonë që bebin duhet ta nxjerrësh pas 40 ditësh, a është e vërtetë apo nuk beson?

Jo, nuk besoj fare. Dilni kënaquni se ka shumë rëndësi të jeni të lumtura, sidomos ato 40 ditë.

Nga përjetimi i lindjes te emri i bebit, Olta Gixhari përgjigjet

-Ça të mire ka bërë Dori në jetë që të ka ty në krah?

Ua, fiks pyetja që i bëj unë Dorit prej 6 vitesh, 1 herë në 2-3 ditë.

Nga përjetimi i lindjes te emri i bebit, Olta Gixhari përgjigjet

-A është xheloz djali i madh dhe si po e menaxhon?

Amari deri tani është shumë protektiv ndaj të vëllait! Unë kam bërë një punë shumë të madhe gjatë këtyre 9 muajve me të dhe më e rëndësishmja ne si prindër përpiqemi që Amarit mos t’i ndryshojë asgjë nga rutina e vet!

Nga përjetimi i lindjes te emri i bebit, Olta Gixhari përgjigjet

-Mos u ndiko nga trendet, i kishe më mirë buzët pa ‘filler’.

Akoma s’e kam provuar ‘filler’-in! I kam ende të fryra nga shtatzënia edhe këmbët!

Nga përjetimi i lindjes te emri i bebit, Olta Gixhari përgjigjet