Pas fitores dërrmuese të zgjedhjeve të Donald Trump të martën, një kanal televiziv shtetëror rus uroi zonjën e parë, Melania Trump, në një mënyrë shumë të çuditshme: duke treguar fotografi nudo të saj gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë. Vlen të kujtojmë se para martesës me presidentin e ardhshëm, Melania ka qenë modele dhe ka realizuar disa herë foto nudo.
Ky moment i diskutueshëm ndodhi gjatë transmetimit të programit 60 Minuta në edicionin e tij rus, kur drejtuesit Yevgeny Popov dhe Olga Skabeyeva folën për lajmin e rizgjedhjes së Donald Trump dhe për disa arsye e dokumentuan lajmin me fotografi nga ditët e modelimit të Melania Trump, duke përfshirë setin fotografik të publikuar nga revista GQ në vitin 2000.
Julia Davis, themeluesja e grupit vëzhgues Russia Media Monitor, postoi lajmin në llogarinë e saj X dhe e shoqëroi videon me mesazhin:
"Kështu e priti kanali televiziv shtetëror më i ndjekur i vendit rikthimin e ardhshëm të Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë. Olga Skabeeva po përpiqet të mos qeshë, kjo ishte ndoshta ideja e saj.
Në fakt, në transmetim, prezantuesja, Skabeeva, u desh të mbante të qeshurën e saj për atë që mund të ishte një fyerje ndërkombëtare për gruan e presidentit të ardhshëm të SHBA.
Apretón de manos 'de terror': video del encuentro de Melania Trump con Vladímir Putin se hace viral https://t.co/3FKEWHjOrM pic.twitter.com/kGvxFvxloa
— RT en Español (@ActualidadRT) July 19, 2018
Melania Trump filloi të modelonte në moshë të re, kur një fotograf slloven e zbuloi në moshën 16-vjeçare. Prej aty ajo nënshkroi me një agjenci italiane që i dha asaj ekspozim ndërkombëtar dhe e çoi për të punuar në Paris, Milano dhe Nju-Jork në vitet 1990 dhe fillim të viteve 2000 përpara se të martohej me Trump në vitin 2005.
Në atë kohë, modelja e njohur si Melania Knauss, emri i saj i vajzërisë, pozoi nudo për GQ në vitin 2000. Këto foto u publikuan edhe në vitin 2016, kur burri i saj u bë president për herë të parë.