SHOWBIZZ

Ylli amerikan i popit heq dorë nga muzika

Ylli amerikan i popit heq dorë nga muzika

Ylli i popit Lizzo është tërhequr nga industria e muzikës pasi është lodhur nga talljet në internet për pamjen dhe karakterin e saj.

Këngëtarja e "About Damn Time", emri i vërtetë i së cilës është Melissa Viviane Jefferson, nuk e bën të qartë se kujt i referohet apo çfarë e solli deklaratën.

“Po lodhem duke duruar që të gjithë në jetën time dhe në internet të më tërheqin zvarrë”, shkroi 35-vjeçarja në Instagram. "Gjithçka dua është të bëj muzikë, t'i bëj njerëzit të lumtur dhe të ndihmoj botën të jetë pak më e mirë se sa e gjeta unë. Por kam filluar të ndihem sikur bota nuk më do mua në të.

Ylli amerikan i popit heq dorë nga muzika

"Unë jam vazhdimisht duke luftuar gënjeshtrat që thuhen për mua për lajme dhe klikime... të qenët objektivi i talljeve për shkak të pamjes time. Karakteri im po sulmohet nga njerëz që nuk më njohin dhe nuk e respektojnë emrin tim. Nuk doja këtë. Heq dorë”, përfundoi ajo.

Gushtin e kaluar, Lizzo dhe kompania ku ajo bën pjesë u paditën nga ish-balerinat Arianna Davis, Crystal Ëilliams dhe Noelle Rodriguez që e akuzuan për ngacmim seksual dhe krijimin e një mjedisi toksik pune.

Në atë kohë, ylli i pop-it i cilësoi akuzat si "të vështira dhe jashtëzakonisht zhgënjyese", duke shtuar se pretendimet ishin "të pabesueshme”.