SOCIALE

Kjo risi e TikTok parashikohet të jetë një rrezik i madh për YouTube-in

Kjo risi e TikTok parashikohet të jetë një rrezik i madh për

TikTok ka njoftuar një hap të madh ndërsa gara e teknologjisë po nxehet.

TikTok në pronësi të ByteDance është gati të garojë kokë më kokë me YouTube, duke u ofruar përdoruesve të ngarkojnë video një orëshe, tha kompania për TechCrunch.

TikTok po zgjeron gradualisht veçoritë e tij pasi rriti gjatësinë e videove në janar në klipe gjysmë ore për disa përdorues, megjithatë, njerëz të tjerë mund të ngarkojnë video 10 minuta.

"Nëse TikTok lançon videot me limit 60-minutësh, përdoruesit nuk do të duhet të ndajnë më një episod në pjesë të shumta," raportoi TechCrunch.

Për krijuesit në platformë, ata duhet të blejnë një abonim për ngarkime videosh 20-minutëshe.

Pëmes kësaj veçorie, TikTok u ofron përdoruesve të saj një përvojë të ngjashme me YouTube.