Banorët e Koresë së Veriut e kanë të ndaluar të veshin xhaketë lëkure dhe dënohen nga autoritetet, duke justifikuar se është mungesë respekti të imitohen zgjedhjet e modës së liderit të vendit Kim Jong Un.
Xhaketat prej lëkure u bënë të njohura në vitin 2019 pasi Kim u shfaq në televizion i veshur me një të tillë. Në fillim, palltot prej lëkure të vërteta të importuara nga Kina u morën nga njerëz të pasur që mund t’i përballonin ato, por së shpejti prodhuesit e veshjeve filluan të importonin lëkurë false për t’i prodhuar në vend.
Shumë shpejt, pothuajse çdo treg i Koresë së Veriut po i shiste dhe shumë të rinj mund të shiheshin duke veshur veshjet e tyre prej lëkure artificiale.
Për t’i ndalur imitimet e lira dhe imituesit e lirë që i veshin ato, policia e mirëfilltë e modës patrullon rrugët për të konfiskuar xhaketat nga shitësit dhe qytetarët.