BOTA&RAJONI

Camilla shpjegon gjendjen shëndetësore të Mbretit Charles: Refuzon të bëjë atë që i thonë mjekët

Camilla shpjegon gjendjen shëndetësore të Mbretit Charles:

Në fillim të këtij viti, Pallati Mbretëror pranoi publikisht se Mbreti Charles III ishte diagnostikuar me kancer, pas një operacioni që kreu në prostatë. Për gjendjen e monarkut britanik, së fundi ka folur edhe bashkëshortja e tij, Mbretëresha Camilla. Ajo tha se Mbreti i Britanisë së Madhe refuzon të bëjë atë që i thonë mjekët, ndaj edhe përmirësimi i shëndetit bëhet më i vështirë.

“Është mirë, por ai nuk po përpiqet ta ndalojë ose të bëjë atë që i thonë” - tha Camila shkurt.

Mbreti Charles bëri një dalje publike pak ditë më parë duke dhënë një fjalim për të kujtuar përfundimin e Luftës së Dytë Botërore. Gjendja e 75-vjeçarit dukej e mirë, megjithatë mjekët i kanë sugjeruar kujdes të shtuar dhe dieta strikte.