"Butterfly Cut" është stili i flokëve më i preferuar i TikTok-ut, gjatë këtij sezoni. Nëse edhe ju keni bërë një “kontroll” nga videot virale, me siguri do të vini re një prej modeleve më të preferuara dhe, tashmë e dini: nëse është në TikTok, do ta shihni gjithandej.
“Butterfly Cut” është një prej prerjeve që do ta shihni kudo gjatë sezonit të ngrohtë. "Gjithnjë e më shumë klientë po kërkojnë një prerje flokësh “butterfly cut” dhe të gjithë po mësojnë për këtë në TikTok",- thotë Drea Dettmers, stiliste flokësh në “Tallulah East Collective”, në Utah.
Ashtu si shumica e "trendeve" që qarkullojnë në internet, stili nuk është i ri. Parukierja Sunnie Brook e propozoi prerjen 15 vjet më parë, kur pati një fluks klientësh që dëshironin të ndryshonin modelin e flokëve të tyre, pa e prerë të gjithë gjatësinë. "Emri 'Butterfly' mishëron transformimin",- thotë Brook.
“Nëse shikoni prapa në shkëlqimin e viteve '90 - me Rachel nga “Friends”, si shembullin kryesor - do të shihni shtresat voluminoze të kornizës së fytyrës që e bëjnë fluturën të jetë ajo që është”,- thotë Teryn Tucker, një stilist në "Alchemy Salon" në Orlando, Florida. Ndërsa prerja merr frymëzim nga prerjet e flokëve me flokë të ashpër të viteve '70 dhe '90, influencuesit si Matilda Djerf dhe të famshëm si Sydney Sweeny dhe Kaia Gerber e kanë sjellë stilin në qendër të vëmendjes.
Çfarë është një prerje “Butterfly cut”?
Një prerje flokësh “Butterfly cut” është një prerje flokësh mes shtresave të gjata. Ajo që e bën këtë stil të ndryshëm nga çdo prerje tjetër është se “Butterfly cut” ka dy seksione të dallueshme: shtresa të gjata që bien poshtë shpatullave për gjatësi dhe shtresa të shkurtra, që bien disa centimetër poshtë mjekrës, për të kornizuar fytyrën dhe për të shtuar volumin. "Ky lloj modeli lejon një iluzion të flokëve të shkurtër duke ruajtur gjatësinë, por duke ofruar një hapësirë të sigurt për ndryshim",- thotë Brook.
Kush duhet ta provojë një prerje flokësh “Butterfly cut”?
Stili është ideal për të gjitha ato që duan të krijojnë iluzionin e flokëve më të plotë dhe më të shëndetshëm, pa sakrifikuar gjatësinë. Parukierja Ashley Lynn, në Charlotte, Karolina e Veriut, vëren se prerja e fluturës, gjithashtu, "krijon volum dhe formë, duke eliminuar flokët e dëmtuar".
Ju nuk keni nevojë për flokë të trashë për të provuar një stil të tillë flokësh, por "keni nevojë për densitet të plotë për të dhënë idenë e flokëve më voluminozë",- shpjegon Dettmer.
"Edhe nëse po rritni balluket, prerja e flokëve “Butterfly” është një "hap i ardhshëm",- thotë Tucker. Ky model kërkon më pak stilim, kështu që do t’u jepni flokëve një periudhë pushimi dhe rigjenerimi.