SHOWBIZZ

Antoneta Koçi tregon dhuratën më të bukur që ka marrë: “Një makinë nga…

Antoneta Koçi tregon dhuratën më të bukur që ka

E ftuar në “Magjia e Festave” në TAR ka qenë Antoneta Koçi, për të folur më shumë për përgatitjet e saj për festat e fundvitit, veshjet që ajo sugjeron, por dhe planet e saj personale…

Si e përjeton ti këtë periudhë festash?

Ka një lloj ngrohtësie që nuk ta jep asnjë periudhë tjetër. Unë jam tip që nuk bëj asnjëherë plane, por më del gjithmonë diçka interesante për të bërë. Ka një gjë të keqe që dita ikën shumë shpejt. Unë jam dhe pak tip që më pëlqen gjumi i mëngjesit.

Si i kujton festat kur ishe e vogël?

Kishim këtë darkën familjare me shumë pjesëtarë që mblidheshim. Tani është më ndryshe, ne të rinjtë presim orën 12 që të dalim. Nuk kemi pasur kukulla me shumicë, por pjesa e festave ishte më magjike sepse do të kishim mundësi të merrnim ato lodrat që na kishin munguar gjatë vitit.

I ke nisur përgatitjet në shtëpi, e ke vënë pemën?

Gjithmonë e zbukuroj shtëpinë dhe pemën, por këtë vit e kemi harruar që kemi pemë. Por diçka është e sigurtë që kur ta vendosim do të rrijë deri në shkurt (qesh). Dita të merr shumë angazhime dhe nuk kemi pasur kohë. Është si të thuash kur e ‘bën shtëpinë hotel’. Edhe familja po pret nga unë, sepse jam më e vogla e shtëpisë. Më pëlqen të marr dhe të jap dhurata. Por nuk impenjohem aq shumë. Kur shoh diçka dhe mendoj që do i përshtatet dikujt, e marr menjëherë. Nuk bëj planifikime. Më pëlqen më shumë të marr dhurata, të llastohem. Dhurata më e bukur që më kanë bërë ka qenë një makinë. Ma ka bërë familja. Shyqyr që kemi familjen që na bën dhurata (qesh).

Cila është veshja dhe make-up ideal për festat?

Veshja të ketë elementë ngjyrash, pana, krem, të kuqe dhe bordo që është kaq në stil tani. Tek vajzat geta me ngjyra, të bardha e të kuqe dhe mundësisht edhe doreza njësoj si getat. Për aksesorë më pëlqejnë gjërat që bëjnë zhurmë, sepse jam natyrë që luaj me duar edhe kur flas. Ajo pjesa që bëjnë zhurmë më sjell ndër mend ‘Jingle Bells’. Tualeti mundësisht minimalist dhe ngjyra të forta tek buzët.

E ke festuar ndonjëherë Vitin e Ri jashtë Shqipërisë?

E kam festuar në Madrid vjet. Kur shënonte ora 12, ishte një traditë me rrush që duhet të haje sa më shpejt disa kokrra. Nëse nuk i mbaroje të gjitha ato kokrrat, të ecte ters.

Si ka qenë ky vit për ty?

Ky vit ka pasur shumë ngjarje. Mbusha 30 vjeç këtë vit. Është një moshë që fillon e i sheh gjërat pak më ndryshe. Ka qenë një vit në zhvillim.