ENTERTAINMENT

Kiara Tito zbulon detaje nga “Dancing With The Stars Fan Clun”, pak minuta para nisjes së emisionit

Kiara Tito zbulon detaje nga “Dancing With The Stars Fan Clun”, pak

Ka nisur “Dancing With the Stars Fan Club”, në “Top Channel”, nën moderimin e Kiara Titos.

Në një lidhje direkte ajo ka treguar emocionet dhe çfarë surprizash do ketë ky emision.

“Unë jam e emocionuar sepse rikthehem pas një kohe të gjatë në studio, në studion e Top Channel. Do shihemi çdo të diel në Top Channel që është shtëpia e parë mediatike. Do te ketë surpriza pafund”, shprehet moderatorja.

E pyetur nëse do ketë një opinonist në këtë program, Kiara shprehet se do ketë opinionistë të ndryshëm dhe të ftuar personazhe të njohur të ekranit.

“Po unë them që do këtë të ftuar, nuk do ketë opinionistë stabel, do jenë të ndryshëm, do ketë personazhe të ekranit, panelistë, opinionistë etj. Nuk arrij do të flas nga emocionet, i përjetoj shumë gjerat, shpresoj se do shkojë mirë dhe jam e bindur që do shkojë mirë”, shprehet Kiara Tito.