ENTERTAINMENT

“Është emision tjetër ai", a thumboi Arbana Osmani Big Brother VIP Albania?

“Është emision tjetër ai", a thumboi Arbana Osmani Big

Nata e dytë e Ferma VIP 3 nisi me tensione të forta, ku në qendër të vëmendjes ishte përplasja mes Akili dhe Blerina.

Debati shpërtheu pasi Blerina u shpreh se pjesa tjetër e konkurrentëve po sjell energji pozitive në fermë, ndërsa Akili, sipas saj, po shfaq një qasje negative dhe nuk janë në të njëjtin “nivel”. Kjo deklaratë e tensionoi situatën, duke bërë që Akili të reagojë ashpër dhe të përsërisë vazhdimisht: “Çfarë niveli jam unë?”.

Situata kërkoi ndërhyrjen e moderatores Arbana Osmani, e cila u përpoq të rikthente qetësinë dhe t’i drejtonte diskutimit një rrjedhë më konkrete.

“Nuk po marr përgjigje Akil… është emision tjetër ai, nuk është ky”, u shpreh ajo, një koment që u interpretua nga publiku si një thumb ndaj Big Brother VIP Albania, i njohur për debatet e forta mes banorëve.